Rreth nesh
Rreth sherbimeve tona
Ofrojme sherbimin 3D (Dezinfektim Dezinsketim Deratizim) e cila sherben per luftimn e baktereve, mikrobeve,insekteve,brejtesve,si miza shtepie ,milingona, furtare,mushkonja,minj e te tjera.
Bejme dezinfektim edhe per Corona Virus.
Subjektet ku ne operojme perfshin , lokale, bare, restorante, hotele ,pishina ,furra buke , vila etj
Me nje eksperience prej me shume se 20 vitesh ne kete fushe me mbikqyrjen e mjekut higjenist Dr. Vili Sinjari i licensuar ne ju garantojme rezulatet te garantuara me preparate profesionale te lincesuara dhe te pademshme per njeriun si dhe ndikimin e te gjithe sherbimeve te kryera ne ambjentet e pershkruara me lart te preparateve qe perdoren ne lidhje me ndikimin e tyre ne shendetin e njeriut


Mizat
Një mizë e vetme mban plot 200 lloje të ndryshme bakteresh të dëmshme. Mjafton që miza të prekë një herë ushqimin, dëmi është i pakthyeshëm. Mizat përmbajnë mijëra qime të holla. Aty mund të futen bakteret e ndryshme të cilat transferohen mjaft lehtë tek ushqimi i njeriut. Ekspertët thonë se nëse miza qëndron në ushqim për një sekondë të vetëm, bakteret e akumuluara në trupin e tyre e tyre derdhen në pjatë. Duke qenë se mizat transferojnë sëmundje të rrezikshme e ngjitëse, ju këshillon rekomandojnë që të shmangni ngrënien e ushqimit të ndotur.


Furtaret

Furtaret zvarriten nëpër zona të pista dhe pastaj ecin nëpër shtëpitë tona prandaj bartin shumë baktere dhe mikrobe. Ata mund të kontaminojnë ushqimin nga lëkura e tyre.
Ato duke u rritur ndërrojnë lekuren e tyre që mund të shkaktojnë reaksione alergjike, të astmës dhe sëmundjeve të tjera, sidomos tek fëmijët.


Miu hyn në familjen e brejtësve. Njeriu mund të infektohet nga ai nëpërmjet rrugëve të ndryshme, ku mund të përmendim: kafshimin, ndotjen e ujit të pijshëm, ushqimeve.Sëmundjet që mund të marrim nga miu janë:Leptospiroza,Ethet hemorragjike,Salmoneloza,Tifoja murine,Murtaja bubonike,Hantaviruset etj
Minjte


Mushkonjat mund te behen perhapes per shume semundje
Gjatë stinës së verës, sëmundjet dhe shqetësimet që shkaktohen nga artropodet dhe veçanërisht nga insektet, përbëjnë një problem të rëndësishëm për shëndetin publik. Insektet ndikojnë mbi popullatën jo vetëm me bezdisjen dhe shqetësimet që ato mund të japin në zonat turistike, por edhe me rolin e tyre në transmetimin e sëmundjeve të rëndësishme.
Insektet që shqetësojnë më shumë njerëzit gjatë sezonit veror janë mushkonjat. Ato (Culicidae, Diptera) janë insekte fluturuese me dy krahë dhe përfshijnë rreth 2000 lloje në të gjithë globin. Mushkonjat gjenden që nga zonat e ulëta deri në majat e larta të maleve, kanë krahë të gjata, të holla e me degëzime të larmishme.
Mushkonjat kur pickojnë injektojnë pak nga lëngu i gjëndrave të pështymës në plagën që hapin. Disa prej tyre janë në gjendje të injektojnë mikroorganizma infektuese dhe të transmetojnë kështu sëmundje të ndryshme si Malarien, Ethet e Nilit Perëndimor Chikungunjen, Ethet e Verdha, Ethet Dengue, Filariozen, etj.
